Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur se Ligji për vlerat e luftës çlirimtare të Kosovës pritet të procedohet për miratim në Qeveri javën e ardhshme.
Sipas tij, pas miratimit në Qeveri, pritet që drafti të kalojë në fazat e mëtejshme të procedurave ligjore.
“Ligji për vlerat e luftës çlirimtare të Kosovës veçse ka filluar në ministri. Për shkak të procedurave se si fillon një ligj, ne jemi duke hartuar koncept-dokumentin për ligjin që i përfshin të gjitha ato që ka me përmbajtë ligji. Ai është pranë finalizimit dhe javën tjetër do të jetë në Qeveri për aprovim dhe pastaj do të fillojmë me procedura të tjera”, ka thënë Hoti.