Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Ekonomi > Hoti kërkon rritje të subvencioneve për buqit, çmimet janë rritur 21 për qind

Hoti kërkon rritje të subvencioneve për buqit, çmimet janë rritur 21 për qind

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar nga Ministria e Bujqësisë që urgjentisht të rrisë subvencionet për bujqit.

Deputeti Hoti ka shkruar në Facebook se çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21 për qind.

Ai ka thënë se nëse nuk rriten subvencionet, kjo çon në më pak ara të punuara e më pak ferma.

“Çmimet për farëra, plehra, pesticide dhe ushqim të kafshëve janë rritur mesatarisht me 21%. Nëse nuk rriten subvencionet, kjo çon në më pak ara të punuara e më pak ferma. Ministria e Bujqësisë urgjentisht të rrisë subvencionet: për hektar të kulturave bujqësore, për krerë të bagëtive dhe për litër qumështi”, shkruan Hoti. /TV Arbëria 

Themes by WordPress