Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hoti: Importi nga Serbia u rrit për 117 % në periudhën janar-maj 2025

Hoti: Importi nga Serbia u rrit për 117 % në periudhën janar-maj 2025

Avdullah Hoti, deputet nga LDK thotë se është rritur importi i mallrave nga Serbia në Kosovë.

Sipas tij në periudhën janar-maj 2025 është rritur për 117 % krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Nga 42.08 mil. euro të importuara gjatë muajve Janar-Maj 2024, importet janë rritur në 91.37 mil. euro për muajt Janar-Maj 2025.”, ka shkruar Hoti në Facebook.

Ai ka shtuar se duke pasur parasysh natyrën e mallrave që importohen nga Serbia, ka shumë gjasa që prodhimi vendor të jetë zvogëluar për shumën e rritur të importit nga Serbia.