Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hoti i reagon Kurtit pas ftesës ndaj opozitës

Hoti i reagon Kurtit pas ftesës ndaj opozitës

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka ftuar në një darkë pune liderët e tri partive parlamentare opozitare (LDK, PDK dhe AAK) për të diskutuar rreth përmbushjes së agjendës legjislative për sezonin pranveror.

Ish-kryeministri Avdullah Hoti i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se sjellja e Kurtit bashkë me deputetët e VV-së dhe GUXO-s ndaj institucionit të Kuvendit dhe ndaj opozitës e ka cenuar demokracinë parlamentare në Kosovës.

Hoti tutje ka shkruar se nga monitorimi i Kuvendit që është bërë, gjetjet janë shqetësuese, përfshirë mungesën e transparencës në vendime dhe nxjerrje të ligjeve, vendimeve kundër kushtetuese, pamundësimi i kuorumit për komisione hetimore dhe mos përgjigje nga ana e Qeverisë në pyetjet e deputetëve.