Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hoti e kritikon Kurtin për ndryshimin e fjalëve: Dikur më gjuaje me e sprej e me gaz lotsjellës

Hoti e kritikon Kurtin për ndryshimin e fjalëve: Dikur më gjuaje me e sprej e me gaz lotsjellës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, tha se kryeministrit Albin Kurti ia ka ndryshuar fjalët. Hoti, i ka përmendur Kurtit kur e gjuante me sprej e me gaz lotsjellës.

Hoti e ka ftuar Kurtin, që ta sjellë në Kuvend marrëveshjen për Asociacionin, si formë e vetme për ta anuluar ligjërisht, duke i premtuar se do të votojë “për”.

“A e din ku e kam problemin unë, ligjërimin e Kryeministrit po e marrim si parimor, po ky ndryshe i ka fjalët e ndryshe veprimet. Unë kam qenë saktë aty ku është Ministri i Financave, kur Kryeministri me sprej mu ka drejtuar dhe mu më është dashtë me këto fletore me u mbrojt nga sprej. Jo gaz, sprej.

“Në rregull ka qenë qëndrim politik. Këtu ku jam ulur është e dëmtuar karrigja, me gaz lotsjellës, ka qenë qëndrim politik. Pse nuk po i merr vendimet tash. I ke mekanizmat, je kundër një marrëveshje, ligji për marrëveshje ndërkombëtare ta mundëson, procedurat qysh dorëhiqesh. Sille në Kuvend, dhe unë kam me votuar për. S’mundemi ndryshe me i pasë veprimet ndryshe fjalët”, Ka thënë Hoti.         /TV Arbëria

Powered by WordPress