Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti, ka kritikuar situatën politike dhe mosfunksionimin e institucioneve të Kosovës, duke thënë se deputetët e rinj po paguhen pa kryer punën për të cilën janë zgjedhur.

Hoti ka thënë se me përmbylljen e muajit gusht, 120 deputetët e betuar të Kuvendit të Kosovës pritet t’i marrin pagat e tyre, ndonëse, sipas tij, nuk kanë bërë “absolutisht asgjë”.

“Rezultati i zgjedhjeve të qershorit është i qartë: partia e parë, së bashku me një pjesë të deputetëve që përfaqësojnë komunitetet joshumicë, e ka mundësinë ta konstituojë Kuvendin dhe ta formojë Qeverinë”,  ka shruar Hoti në Facebook.