Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hoti: 11 milionë eurot e Qeverisë për rrymën shkojnë tek KEDS-i, jo tek familjet

Hoti: 11 milionë eurot e Qeverisë për rrymën shkojnë tek KEDS-i, jo tek familjet

Deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se 11 milionë eurot e ndara nga Qeveria për rrymën nuk shkojnë tek familjet, por tek buxheti i KEDS-it.

Këtë Hoti e ka deklaruar në ‘Facebook’, pas vendimit të Qeverisë të mërkurën për ndarjen e 11 milionë eurove për krizën energjetike, shkruan Gazeta Insjaderi.

 

“Në vend se të ndërmarrë masa për parandalimin e rritjes së faturave të energjisë elektrike për familjet, siç ndodhi në dhjetor kur për shumë familje faturat u frynë tepër shumë, Qeveria ndan 11 milionë euro për familjet për zbutjen e ndikimit socio-ekonomik të krizës energjetike”, thuhet në postimin e ish-kryeministrit.

 

“Kjo nuk është politikë. Këto mjete nuk qëndrojnë tek familjet. Me këtë veprim, paratë transferohen nga buxheti i shtetit tek KEDS-i dhe bizneset e tjera përmes familjeve”.

“Ulja e çmimit të energjisë elektrike do ishte veprimi i duhur në këtë rast, pasi çmimi i energjisë në tregje ndërkombëtare ka rënë dukshëm krahasuar me vitin e kaluar”, përfundon postimi i tij. /Insajderi.org/

Powered by WordPress