Një ekip televiziv gjerman ZDF u godit nga një sulm me raketa ruse në një hotel në qytetin lindor të Ukrainës, Kharkiv, tha transmetuesi.
Nga ekipi prej shtatë personash, përkthyesi ukrainas u godit nga copëzat dhe u plagos rëndë, ndërsa një roje u plagos gjithashtu të shtunën, shkruajnë mediat e huaja.
“Ky është një tjetër sulm nga Rusia ndaj shtypit të lirë. Shpresojmë që kolegët e plagosur të shërohen shpejt”, tha kryeredaktorja e ZDF, Bettina Schausten në një deklaratë.
Hoteli përdoret shpesh nga gazetarët e huaj sepse ka një bunker.
/TV Arbëria