Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kuriozitete > ​Hoteli i pazakontë që ndodhet në të njëjtën kohë në dy shtete të ndryshme

​Hoteli i pazakontë që ndodhet në të njëjtën kohë në dy shtete të ndryshme

Keni menduar ndonjëherë të jeni në një dhomë hoteli dhe të nodheni njëkohësisht në dy shtete të ndryshme? Mund të duket e çuditshme, por kjo është pikërisht eksperienca që përjetohet në një hotel të vogël në fshatin La Cure, i vendosur në majë të maleve me pyje të dendur Jura, që ndajnë Francën dhe Zvicrën.

Hoteli nuk u ndërtua me ketë qëllim fillimisht, por tani, falë një traktati ndërkombëtar pak të njohur të mesit të shekullit të 1, hoteli është unik në llojin e tij. Ky organizim i pazakontë është një pasojë e paqëllimshme e Traktatit të Dappes të vitit 1862, me të cilin Franca dhe Zvicra ranë dakord për një shkëmbim të vogël territorial, në mënyrë që të lejonin kontrollin e plotë francez të një rruge strategjike aty pranë.

Në traktat ishte parashikuar që çdo ndërtesë përgjatë kufirit të qëndronte në vend. Rezultati është se afërsisht gjysma e hotelit është në Francë dhe gjysma tjetër në Zvicër, me kufirin ndërkombëtar që përgjysmon disa nga dhomat. Të dukshme nga dritarja, dhe vetëm disa metra larg, janë të dyja pikat kufitare./ CNN

 

Themes by WordPress