Do jeni të etur intelektualisht dhe seksualisht sot prandaj do jeni të gatshëm të provoni e të tentoni gjëra të reja. Nëse keni një lidhje do jeni të dy me partnerin shumë të dashuruar dhe për të mos lejuar rutinën t’iu pushtojë do bëni diçka ndryshe. Pasditja dhe mbrëmja do jenë flakëruese. Nëse jeni beqarët do keni takime, por do preferon të mos hidhni menjëherë hapa. Në punë mëngjesi do jetë pak i tensionuar, por më pas çdo gjë do ndryshojë. Do arrini atë që doni, por do keni dëshirë të mësoni edhe mbi fusha të tjera veprimi. për financat dëgjojini këshillat që do iu japin miqtë.
Demi
Saturni do e stabilizoje jetën tuaj sot dhe do ndiheni më në formë. Në çdo moment do merrni frymë lirisht. Nëse jeni në një lidhje, përkëdheljet dhe fjalët e ngrohta nuk do jenë të mjaftueshme për ta mbajtur partnerin pas vetes. Bëni akoma më shumë përpjekje për ta surprizuar atë e për t’ia mbushur zemrën. Për ju beqarët ndikimi i yjeve nuk do jetë shumë pozitiv kështu që nuk do ju ndodhë ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Nëse në punë ju bëhet një propozim për ndryshim pozicioni duhet të mendoheni gjatë para se të jepni përgjigjen përfundimtare. Në planin financiar sido që të jetë situata mirë është që të shpenzoni me kujdes.
Binjakët
Sot do i vini vetes qëllim për të ecur përpara dhe nuk do ndaleni për asnjë lloj arsyeje. Shokët e vjetër do keni mbështetje shumë të madhe. Nëse jeni në një lidhje do jeni të gatshëm të bashkëpunoni dhe të bëni tolerime për të mirën e përbashkët. Kritikat e partnerit mos i merrni fare për keq.Ju beqarët nuk do e realizoni dot sot takimin e jetës tuaj. Do jeni të stresuar dhe aspak ne humor për ta kërkuar dashurinë. Në punë do provoni një fushë të re që më parë nuk kishit guxuar dhe do zbuloni se keni më shumë aftësi nga sa mendonit. Në planin financiar intuita nuk ka për t’iu çuar në rrugë të gabuar.
Gaforrja
Sot do keni ë shumë shpresa për të ardhmen dhe do e shihni gjithçka me optimizëm. Nga ana tjetër do jeni mjaft të ndjeshëm dhe të dashur. Nëse keni një lidhje mundohuni të ruani njëfarë pavarësie sepse do ndiheni edhe më mirë. Debatet shmangini sa më shumë që të mundeni, por nga ana tjetër nëse fillojnë mundohuni t’i zgjidhni me qetësi e jo me nxitim. Nëse jeni beqarë ka mundësi që të vendosni të qëndroni të tillë edhe sot. Në punë vetëm duke ndjekur strategji strikte e duke bërë kujdes mund të arrini ta mbani situatën nën kontroll. Edhe financat do kërkojnë maturi, pavarësisht se situata do jetë më e konsoliduar.
Luani
Me një komunikim të mirë, me durim dhe këmbëngulje do arrini gjithçka gjatë kësaj dite. Nëse jeni të dashuruar do kaloni vetëm momente të bukura dhe të mbushura me emocione. Partneri do ju mbajë në pëllëmbë të dorës dhe do ua shprehë ndjenjat pafundësisht. Ju beqarët po nuk i shprehët ndjenjat sot nuk keni për ta bërë dot më kurrë. Në punë do ju duhet më shumë durim nëse doni të arrini objektivat. Arti i komunikimit do ju ndihmojë për të arritur edhe më lart. Buxheti do jetë shumë herë më i mirë kështu që mund t’i lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim më shumë se më parë.
Virgjëresha
Do jeni shumë të duruar sot dhe të gatshëm të dëgjoni çdo këshillë që do iu jepet. Nëse keni një lidhje mund të pranoni edhe disa gabime që nuk i keni bërë vetëm që marrëdhënia juaj të ndryshojë për mirë. Partneri nuk do jetë shumë në humor dhe pa menduar gjatë mund t’iu thotë gjëra të gabuara. Mos ja vini veshin e mos u mërzitni. Ju beqarët duhet të hapni zemrën, veshët dhe sytë sepse para do ju dalin mundësi të shkëlqyera. Në punë do jeni praktikë dhe shumë të kujdesshëm me çdo hap. Buxheti do jetë i mirë dhe mund të përfitoni për të hequr disa para mënjanë.
Peshorja
Dinamizmi dhe kuraja do ju shoqërojë gjate gjithë kohës sot. Ju të dashuruarit do jeni shumë të dashur me atë që keni në krah dhe do mendoni të bëni dhe surpriza për ta mbajtur zgjuar pasionin. Premtimet e bëra do i mbani të dyja palët. Ju beqarët do zgjoheni nga gjumi letargjik ku kishit rënë dhe do ndiheni gati të provoni edhe aventura afatshkurtra. Në punë keni për të pasur më shumë sukses në orët e pasdites, atëherë kur të keni zgjidhur edhe disa mosmarrëveshje me kolegët. Shefat do iu japin edhe shpërblime. Gjendja e financave nuk do jetë e keqe dhe nuk duhet të ankoheni.
Akrepi
Sot do keni njëmijë e një pyetje si ne planin sentimental ashtu edhe në atë profesional prandaj nuk do jeni shume të qetë. Nëse keni një lidhje gjeni sa më shumë kohë për ta kaluar me partnerin dhe për të folur me të për gjërat që ju ndodhin në përditshmëri. Mos i mbani njëri-tjetrit të fshehta sepse ashtu vetëm sa do largoheni. Nëse jeni beqarë mund te ketë flirtime, por nuk pritet asgjë serioze. Në punë, projektet e nisura do marrin më shumë kohë dhe kjo do ju mërzitë pak. Më mirë pak durim sesa të nxitoni e të gaboni. Me financat duhet të jeni më të matur edhe sikur së fundmi të keni fituar ndonjë lotari.
Shigjetari
Sot do veproni gjithë kohës në hije dhe nuk do doni të dukeni. Nëse keni një lidhje nuk do ja shprehni hapur ndjenjat partnerit ama surprizat që do bëni do jene të mëdha dhe do e bëjnë marrëdhënien më të ngrohtë. Nëse jeni beqarë, një takim i papritur do ua ngrohë zemrën dhe do ju risjellë shpresën. Në punë do iu jepni më shumë rëndësi detajeve dhe mundet të keni disa vonesa. Gjithsesi shefat do ju kuptojnë dhe do ju vlerësojnë më pas për punën cilësore dhe të përkushtuar. Ekuilibri në planin financiar do ketë goxha tronditje prandaj nuk duhet të shpenzoni me shumicë.
Bricjapi
Do jeni në humor të shkëlqyer gjatë kësaj dite dhe gëzimin do ua transmetoni edhe të tjerëve. Nëse jeni në një lidhje keni për të kaluar vetëm momente pozitive dhe të mbushura me gëzim. Momentet pasionante shpesh do jenë goxha të forta. Në punë do dini si ta joshni dikë dhe mbrëmja ka për të qenë plot ngjyra. Rrahjet e zemrës do shtohen si kurrë ndonjëherë më parë. Në punë do i bëni gjërat sipas rregullave dhe nuk do anashkaloni asgjë. Gjithçka do ju ecë perfekt. Shpenzimet duhet t’i kryeni me kujdes edhe pse në fakt gjendja nuk ka për të qenë aspak e keqe.
Ujori
Ditë sharmante do jete kjo e sotmja për ju dhe buzëqeshja nuk do ju largohet nga fytyra. Nëse jeni në një lidhje do kaloni orë të këndshme pranë atij që dashuroni. Nuk do mungojnë nga të dyja palët komplimentet, fjalët e ëmbla dhe gjestet romantike. Gjithçka do jetë në perfeksion. Për beqarët dashuria do fillojë me një shoqëri kështu që tregohuni sa më të hapur për njohjet e reja. Në punë vërtet do jeni të ngarkuar, por përkujdesi dhe përgjegjshmëria nuk do ju çojë në rrugë të gabuar. Organizimi gjithashtu do jetë një pikë e fortë. Në planin financiar mund të keni disa vështirësi të vogla, por sidoqoftë gjendja nuk do jetë alarmante.
Peshqit
Do jeni plot energji, besim, dinamizëm dhe kurajë sot. Çdo qellim qe do i vini vetes keni për ta arritur. Nëse jeni në një lidhje, edhe sikur të keni shumë kohë bashkë, keni për ta kaluar një ditë vërtet të veçantë sot. Në çdo moment do bëni surpriza dhe do ndiheni për mrekulli. Ju beqarët nuk duhet të nxitoheni edhe sikur dikush t’iu pëlqejë tej mase sepse nesër kanë për të pasur ditë të ndërlikuara. Nëse në punë kohët e fundit keni pasur ndërlikime, sot gjithçka do jetë më e qartë dhe do hidhni hapa më të sigurta drejt suksesit. Buxheti do jetë aq i mirë saqë mund të blini çdo gjë që do dëshironi.