Cody Gakpo me një goditje të fuqishme nga më pak se 11 metra ka barazuar rezultatin ndaj Austrisë.
25-vjeçari realizoi në minutën e 47 pas një asistimi të bukur nga Xavi Simons.
Me rezultatet aktuale ndryshon edhe tabela. Tani Holanda ka kaluar në pozitën e parë me pesë pikë, aq sa ka Franca në pozitën e dytë.
Austria tani është e treta me katër pikë