Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Rajoni > Hodhi foshnjën e saj 11 muajshe në lumë, nëna: Besoj se fëmija im është gjallë

Hodhi foshnjën e saj 11 muajshe në lumë, nëna: Besoj se fëmija im është gjallë

Nëna 29-vjeçare që hodhi foshnjën e soj në ujërat e digës së Aliakmonas gjatë mesditës së 31 dhjetorit, këmbëngul se fëmija i saj është gjallë dhe nuk pranon se e ka vrarë.

Avokati që ka marrë përsipër mbrojtjen e saj, Antonis Bideris tha: Ajo këmbëgul që fëmija i saj është gjallë dhe nuk e ka kuptuar që ka ndërruar jetë. Deri me tani ajo shpreson që fëmija të jetë gjallë.

Sipas informacioneve të Protothema.gr, 29-vjeçarja mëngjesin e sotëm është shprehur se po e gënjejnë duke i thënë se fëmija ka vdekur.

E pandehura së bashku me hetuesit është dërguar në vendin e ngjarjes dhe ka pranuar se ishte ajo që e ka hedhur fëmijën në ujë, por nuk kishte ndërmend ta vriste dhe pa shpjeguar më tej se pse e bëri këtë akt.

29-vjeçarja mësohet se vuan nga probleme kronike mendore dhe është shtruar disa herë në në të kaluarën në Klinikën Psikiatrike. /TV Arbëria

Themes by WordPress