Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Krasniqi: Ka kaluar koha kur bandat kriminale frikësonin Kosovën me sulme

Krasniqi: Ka kaluar koha kur bandat kriminale frikësonin Kosovën me sulme

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka reaguar përmes një statusi në rrjetin social Facebook,  ndaj rastit të nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomaniq, së cilës të premten iu dogj dyqani.

Krasniqi, ka theksuar se ka kaluar koha kur  bandat kriminale kanë frikësuar Republikën e Kosovës me sulme.

“Grupet kriminale në Zveçan vazhdojnë me sulme dhe terror, kësaj radhe cak i tyre ishte dyqani privat i nënkryetares së Komunës së Zveçanit, znj. Natasha Tomaniq”, ka shkruar ministri në Facebook.

Me tej, ai ka shtuar se si institucione shtetërore e dënojnë këtë akt dhe ju ofrojnë mbështetje qytetarëve nga komuniteti serb në luftën e përbashkët kundër grupeve kriminale.

“Gjithashtu, sot KQZ ka caktuar datën 21 prill për votim për largimin e kryetarëve nga funksioni në komunat Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan, bazuar në afatet kohore të përcaktuara me udhëzimin administrativ”.

“Gatishmëria jonë për realizimin e vullnetit të qytetarëve do të vazhdoj në përputhje me kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, ka kaluar koha kur bandat kriminale frikësonin Republikën me sulme. Vullneti qytetar do të respektohet ndërkohë që krimi do të ndëshkohet dhe nuk do të tolerohet”, ka thënë ai.

/TV Arbëria

Powered by WordPress