Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > AAK: Jemi ende vendi i vetëm në rajon pa sigurime shëndetësore

AAK: Jemi ende vendi i vetëm në rajon pa sigurime shëndetësore

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, në një konferencë për media, ka thënë se qëllimi i mbajtjes se kësaj konference është se dëshirojmë  që të informojmë opinionin e gjerë në lidhje me situatën e rëndë që është në Kosovë.

 

Ai thekson se Kosova është vendi i vetëm në rajon pa sigurimë shëndetësore, problem me barna.

‘’Kjo konferëncë po mbahet me qëllim të informojmë opinionin në lidhje me situatën e rëndë në shëndetësi. Vazhdojmë të jemi vendi i vetëm në rajon pa sigurimë shëndëtsore. Vazhdojnë listat e pritjes, problem me barnat’’ ka thënë Dreshaj.

 

Tutje, Dreshaj i bëri thirrje qeverisë Kurti që shëndëtesinë të kthejë në rrugë të drejtë.

 

‘’Shpresojmë që kjo rezolutë të jetë një rrugëdalje dhe obligim për qeverisjen aktuale që shëndetësia të kthehet në rrugë të drejtë dhe të zgjidhen problemet’’, shton ai.