Dita e Vitit të Ri është një festë që njihet në mbarë botën dhe festohet më 1 Janar ditën e parë të vitit. Kjo festë festohet në vende dhe mënyra të ndryshme psh, me fishekzjarre, paradë dhe shumica e njerëzve reflektojnë mbi vitin që lanë pas për gjërat të cilat kanë bërë dhe për prespektivat e Vitit të Ri.
Shumë njerëz në mbarë botën e festojnë Vitin e Ri me njerzit më të dashur duke përfshirë traditat me qëllim që të sjellin fat dhe mbarësi në vitin e ardhshëm. Shumë vende e festojnë në mënyrën më unike sipas traditave të vendit dhe familjes nga vijnë ndër breza.
Prandaj shumica e njerzve mundohen që me Vitin e Ri që vjen të bëjnë gjëra më pozitive dhe më frytdhënëse në jetën e tyre.
Viti i Ri është një ndër festat më të vjetra e cila edhe sot vlerësohet në mënyrën më të veçantë. Ky festim është krijuar mijra vjet më parë në Babiloninë e Lashtë, gjatë kësaj kohe shumë kultura të ndryshme kanë përdorur ciklin e diellit dhe të hënës për të vendosur ditën e parë të Vitit të Ri.
Kjo datë që festohet ende dhe sot nuk ishte deri në momentin kur Julian Caesar shpiku kalendarin e tij dhe vendosi që Viti i Ri do festohet në datën 1 Janar. Gjithashtu ka ndryshuar edhe përmbajtja e festimeve ndër breza.
Ndërsa festimet e hershme ishin më pagane në natyrë, duke festuar ciklet e Tokës, tradita e Krishterë kremton festën e rrethprerjes së Krishtit në ditën e Vitit të Ri. Në shekullin e njëzet festa ishte e lidhur me kombësinë, marrëdhëniet dhe analizën e vetvetes sesa një feste fetare edhe pse shumë njerëz ende ndjekin traditat e vjetra.
Traditat në ditën e Vitit të Ri:
Ndërsa festa ndryshon në të gjithë botën, traditat e përbashkëta përfshijnë:
Marrja e qëllimeve për të përmirësuar jetën e dikujt një mbledhje midis të dashurish ku festohet me pije të ndryshme, bankete, ushqime të bollshme, këngë, fikshezjarre, paradë, koncerte gjithashtu një traditë e cila gjendet pothuajse në gjithë botën është edhe ardhja e një vizitori të parë në shtëpi në Vitin e Ri i cili duhet të jetë një person që domosdoshmërisht duhet të sjelli fat.
Megjithatë shumë kombe dhe kultura kanë mënyrën e tyre të veçantë të të festuarit.
Sikurse thamë dhe më sipër shumë vende të ndryshme kanë mënyrën e tyre të veçantë të të festuarit, disa e presin Vitin e Ri duke numëruar mbrapsht dhe pas ngrenë dolli pranë njerzve më të dashur, disa dhurojnë puthje dhe përqafime me njëri-tjetrin.
E në fakt mbarë bota përgatitet për këtë ditë festive dhe të gjithë presin me padurimin Vitin e Ri dhe shkëmbejnë urimet më të përzemërta atë natë mes njerzve më të dashur.
/TV Arbëria