Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > “Historia i nderon ata që hapën rrugën” – Dardan Krasniqi vlerëson Haradinajn dhe përkrah Gjinin

“Historia i nderon ata që hapën rrugën” – Dardan Krasniqi vlerëson Haradinajn dhe përkrah Gjinin

Dardan Krasniqi ka vlerësuar lart kontributin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, duke e cilësuar atë si një lider që në kohët më të vështira udhëhoqi popullin drejt luftës për çlirim.

Në reagimin e tij, Krasniqi ka theksuar se Haradinaj mbajti mbi supe barrën e një periudhe që kërkonte guxim, vendosmëri dhe sakrificë për shtetin, ndërsa rrugëtimin e tij politik e konsideron të përmbyllur me respekt për rolin dhe kontributin në momentet vendimtare të Kosovës.

Njëkohësisht, ai i ka uruar mirëseardhje Ardian Gjinit, duke thënë se koha po sjell një brez të ri me energji, vizion, lidership dhe përgjegjësi për qeverisje.

“Historia i nderon ata që hapën rrugën, ndërsa e ardhmja u takon atyre që dinë ta vazhdojnë me mençuri e përkushtim”, ka shkruar Krasniqi.