I njohur me nfokën “Zenica”ai dyshohet se ishte pjesëmarrës dhe në masakrën e Dubravës.
Më 14 dhjetor të vitit 1998, në lokalin Panda në Pejë ku po qëndronin nxënësit e gjimnazit “Sveti Sava” ne Pejë, u futën dy persona të maskuar e të armatosur rëndë.
Por, atë që dyshohet se e bëri Sinisha Petriq me urdhrin e Shërbimit të Sigurimit Shtetëror serb, iu mvesh Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas kësaj, forcat serbe nisën një aksion ku arrestuan qindra kosovarë.
Por, të gjithë u liruan më pas, përveç gjashtë personave.
Në mesin e tyre, ishte edhe Vllaznim Përgjegjaj.
“Jam kanë në shtëpi, me kanë arrestu…”, thotë ai
E nga këtu, Vllaznim Përgjegjaj dhe pesë kosovarë të tjerë iu nënshtruan torturave më çnjerëzore.
Krejt kjo për një krimin të cilin nuk e kishin bërë.
Por, kush është Sinisha Petriq, i njohur me nofkën “Zenica”.