Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Histori si në filma në Shqipëri: Nëna e dy fëmijëve punonte me bashkëshortin te stalla e 37-vjeçarit dhe e tradhtonte me pronarin

Histori si në filma në Shqipëri: Nëna e dy fëmijëve punonte me bashkëshortin te stalla e 37-vjeçarit dhe e tradhtonte me pronarin

Një 37 vjeçar nga fshati Petrushë i Maliqit, është proceduar në gjendje të lirë pas një sherri për motive banale me një 34 vjeçar, të cilin e kishte punësuar në stallën e tij.

Motiv i sherrit ka qenë lidhja intime e bashkëshortes së 34 vjeçarit D.T me pronarin e stallës E.H. ndërkohë që nga hetimi dyshohet se 37 vjeçari ka patur qëllim prostituimin e gruas.

Sipas të dhënave, 25 vjeçarja A.T. , nënë e dy fëmijëve të mitur së bashku me bashkëshortin kishin shkuar të dy për të punuar në stallën e 37 vjeçarit. Ajo kishte krijuar një lidhje jashtëmartesore me pronarin e stallës çka është bërë edhe shkak i konfliktit ndërkohë që 25 vjeçarja më herët kishte qenë viktimë e një trafikimi për prostitucion në shtetin grek.

Mësohet se e reja ishte prostituuar në Athinë nga dy kushërinj të pronarit të stallës për një periudhë 6 mujore. Pas kthimit në Shqipëri ajo kishte punësuar në stallën e kushëririt të dy tutorëve të saj së bashku me bashkëshortin.