Skuadra spanjolle, Girona, e përfundoi garën e saj në Kupën e Mbretit në raundin e dytë në një mënyrë vërtet të pabesueshme.
Girona u largua nga skuadra e kategorisë së katërt Logrones pas gjuajtjeve të penalltive (4-3), ku heroi i natës ishte mbrojtësi 19-vjeçar, Pol Arnau.
Mirëpo, ndryshe nga raundi i parë, kur shënoi golin e vetëm në ndeshjen ndaj Eibarit, mbrëmë ai shkëlqeu në portë.
Pasi portieri Kike Royo u dëmtua në kohën shtesë dhe u shfrytëzuan të gjitha zëvendësimet, njëri nga lojtarët duhej të qëndronte në portë dhe Arnau veshi dorezat dhe e bëri punën në nivelin më të lartë.
Ai jo vetëm që nuk pësoi gol në kohën shtesë, por arriti të pres edhe goditjen e Abel Ruizit në penallti, e cila i solli Logrones një vend në raundin e tretë.
Megjithatë, jo rastësisht Arnau vendosi të qëndrojë në portë, pasi ka trashëgimi në këtë gjë.
Kjo pasi, babai i tij ishte Francesc Arnau, ishte ish-portieri i Barcelonës, i cili vdiq tre vjet më parë.
“Mendova për babanë tim kur vendosa për të qëndruar në portë. Jam i sigurt që po më shikonte nga parajsa dhe më ndihmoi ta bëja punën siç duhet”, deklaroi Arnau.
Së bashku me Gironën, rrugëtimin e tyre në raundin e dytë të Kupës së Mbretit nga divizioni i parë e përfunduan edhe Espanyol dhe Villarreal.