Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hisen Berisha: Zgjedhja e presidentit mund ta thellojë krizën institucionale

Hisen Berisha: Zgjedhja e presidentit mund ta thellojë krizën institucionale

Deputeti Hisen Berisha ka ngritur shqetësime lidhur me procesin e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës, duke paralajmëruar se një proces i kontestuar mund ta çojë vendin në një krizë të re institucionale.

Berisha thotë se nëse zgjedhja e presidentit varet nga votat e Listës Serbe dhe më pas kundërshtohet në Gjykatën Kushtetuese, Kosova mund të përballet me një situatë ku Kuvendi mbetet jofunksional, qeveria në detyrë dhe presidenti i kontestuar.

Ai ka kritikuar mënyrën se si po zhvillohet procesi politik, duke kërkuar që zgjedhja e presidentit të bëhet në mënyrë kushtetuese, transparente dhe pa kalkulime partiake.

Duke folur për një nga emrat e përfolur, Prof. Dr. Bekim Sejdiun, Berisha e vlerëson atë si person me integritet, patriotizëm dhe profesionalizëm, por shpreh shqetësimin se mënyra e zgjedhjes së tij mund të prodhojë një tjetër krizë.

“Nëse rezultati është një president i kontestuar, një qeveri në detyrë dhe një Kuvend i paralizuar, atëherë kjo nuk është fitore e asnjë partie, por humbje e Republikës së Kosovës”, ka deklaruar Berisha.