Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hisen Berisha: Xhavit Haliti duhej të propozohej si president

Hisen Berisha: Xhavit Haliti duhej të propozohej si president

Ish-deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka folur në emisionin “Kosova Live” në T7 për zhvillimet politike në vend dhe çështjen e presidentit të ri të Kosovës.

Deri sa po bënte kritika për përzgjedhjen e presidentes së re Justina Shiroka Pula me arsyetimin se e njejta është presidente vetëm e LVV-së, tha se zgjedhja e duhur do të ishte Xhavit Haliti nga PDK.

Sipas Berishës Haliti do duhej të propozohej për këtë post, duke e cilësuar atë si një nga figurat kryesore të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

“Xhavit Haliti duhej të propozohej si president, sepse është shtylla kryesore e UÇK-së, ai është U-ja e UÇK-së”, ka deklaruar Berisha në “Kosova Live”.