Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hisen Berisha kërkon përgjegjësi nga BE-ja pas interpretimit të këngës serbe në Bruksel: Kosova duhet të rishqyrtojë raportet me ndërmjetësit evropianë

Hisen Berisha kërkon përgjegjësi nga BE-ja pas interpretimit të këngës serbe në Bruksel: Kosova duhet të rishqyrtojë raportet me ndërmjetësit evropianë

Hisen Berisha ka reaguar lidhur me interpretimin e këngës serbe “Oj Kosovo, Kosovo” në koncertin hapës të Forumit të Zgjerimit të Bashkimit Evropian në Bruksel, më 15 nëntor 2026.

Në një shkrim publik, Berisha e ka cilësuar këtë ngjarje si më shumë se një incident protokollar, duke ngritur shqetësime për simbolikën historike dhe politike të këngës, si dhe për përgjegjësinë e organizatorëve të aktivitetit.

Ai ka drejtuar kritika edhe ndaj komisioneres evropiane për Zgjerim, Marta Kos, duke rikthyer në vëmendje pretendimet e mëhershme për lidhjet e saj të dyshuara me ish-shërbimin sekret jugosllav UDB. Berisha ka kërkuar transparencë dhe sqarime për këto pretendime.

Sipas tij, kjo ngjarje duhet të hapë një debat më të gjerë për besueshmërinë e Bashkimit Evropian në ndërmjetësimin e dialogut Kosovë-Serbi dhe për mënyrën se si trajtohen interesat e Kosovës.

Berisha ka theksuar rëndësinë e partneritetit strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kërkuar që Uashingtoni të ketë rol qendror në proceset e ardhshme që lidhen me Kosovën.

Ai ka bërë thirrje që Kosova të kërkojë përgjegjësi, transparencë dhe garanci institucionale nga Bashkimi Evropian, duke nënvizuar se vendi nuk mund të kërkojë besim në ndërmjetësimin ndërkombëtar pa pasur garanci për paanshmëri dhe besueshmëri.