Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Hill në Speciale për takimin e vitit ’98 me Xhavit Halitin në Tiranë: Përfundimi ishte se ai nuk mund të flas në emër të UÇK ‘së

Hill në Speciale për takimin e vitit ’98 me Xhavit Halitin në Tiranë: Përfundimi ishte se ai nuk mund të flas në emër të UÇK ‘së

Ambasadori Christopher Hill, i cili gjatë viteve ’98, ’99 ka qenë i invlovuar si emisar amerikan në përpjekjet për të gjetur një zgjidhjes mes Kosovës e Serbisë, ka nisur dëshminë e tij në Hagë si dëshmitar i mbrojtjes.

Në ditën e parë ai ka folur kryesisht rreth kontakteve të para të amerikanëve me UÇK ‘në dhe personave që e përfaqësonin atë.

Hill, la të kuptohet se ka qenë e vështirë për amerikanët të identifikojë strukturë komanduese të saj duke folur më shumë për grupe të ndryshme dhe individë që kanë operuar në pjesë të ndryshme të Kosovës.

Para Speciales tregoi se si në vitin 1998 kanë shkuar në Tiranë për ta takuar Xhavit Halitin.

“Ishte në verë të 98-ës, derisa punoja me stafin tim dhe të tjerë, çështja ishte të gjenim një zyrtar të UÇK-së apo një grup zyrtarësh me të cilët mund të flisnim lidhur me UÇK-në. Dua të shtoj se kam punuar për njëfarë kohe në këtë drejtim pa pasur sukses dhe arritëm në përfundimin se nuk ekzistonte një udhëheqje e tillë… Në një moment patëm shkuar në Tiranë për të takuar një person që na ishte përshkruar si udhëheqës i UÇK-së, si kreu i UÇK-së. Përfundimi im dhe përfundimi i kolegëve të mi ishte se: po, natyrisht ai vepron brenda kësaj lëvizjeje, por jo nuk mund të flasë në emër të UÇK-së”, tha Hill.