Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për “play-off”-in kualifikues për Kampionatin Evropian “Gjermani 2024”.
Në gjysmëfinalen e grupit B, topat bënë bashkë Bosnjë-Hercegovinën dhe Ukrainën dhe fituesi i asaj ndeshje do të presë në finale fituesin e gjysmëfinales mes Izraelit dhe Islandës.
Tashmë ishin të njohur gjysmëfinalistët e grupit C. Gjeorgjia ose Luksemburgu do të presin në finale Greqinë ose Kazakistanin.
PLAY-OFF PATH B:
Bosnia and Herzegovina vs Ukraine
Israel vs Iceland#EURO2024 pic.twitter.com/FxVfWXZmij— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) November 23, 2023
PLAY-OFF PATH C:
Georgia vs Luxembourg
Greece vs Kazakhstan#EURO2024 pic.twitter.com/8XR7Dse0bh— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) November 23, 2023
Në grupin A, Uellsi ose Finlanda do të presin në finale Poloninë ose Estoninë.
Pas tri finaleve, ‘play-off’-i do të na japë tre kombëtaret e fundit në Kampionatin Evropian, duke kompletuar numrin prej 24 ekipeve kombëtare.
PLAY-OFF PATH A:
Wales vs Finland
Poland vs Estonia#EURO2024 pic.twitter.com/J2qabW6etw— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) November 23, 2023
Play-off do të luhet në mes të marsit të vitit të ardhshëm, ndërsa shorti për fazën e grupeve të Kampionatit Evropian do të hidhet tashmë më 2 dhjetor.
Kështu, të gjithë pjesëmarrësit në ‘play-off’ do të dinë paraprakisht se në cilin grup po përpiqen të kualifikohen në turneun në Gjermani.
/TV Arbëria