Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Hidhet poshtë kallëzimi penal i Elbert Krasniqit ndaj Përparim Ramës për tregun ‘Verë n’Dimër’

Hidhet poshtë kallëzimi penal i Elbert Krasniqit ndaj Përparim Ramës për tregun ‘Verë n’Dimër’

Kryetari i komunës së Prishtinës, Perparim Rama ka njoftuar se kallëzimi penal i ngritur ndaj tij nga ministri në detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, është hedhur poshtë.

Ministri inë detyrë i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, në dhjetor të vitit të kaluar, kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe drejtorit të ndërmarrjes “Sport-Marketing” në Prishtinë, Bardh Krasniqi, për organizim të tregut dimëror “Verë n’Dimër”.

“Këto përpjekje të organizuara përmes instrumenteve të drejtësisë, të shtyra nga motive të qarta politike, nuk po arrijnë të prodhojnë efektin që synohet – sepse po përplasen me fakte, me profesionalizëm institucional dhe me vlerësimin objektiv të drejtësisë.”, ka shkruar Rama në Facebook.

Ai ka shtuar se në një kohë kur Kryeqyteti po ecën me projekte konkrete e me vizion të qartë zhvillimi, tentativa për ta ndalur këtë hov me akuza të fabrikuara nuk është vetëm e dështuar, por edhe dëshpëruese.

“Veçanërisht kur kjo vjen nga një pushtet qendror që REFUZON të përballet me DREJTËSINË për shkeljet e VETA dhe ndërkohë shfrytëzon mjetet publike për të ndërtuar narrativa politike ndaj institucioneve lokale.”, ka deklaruar ai.