Një mjet shpërthyes është hedhur të dielën në mbrëmje në oborrin e stacionit të Policisë në veri të Mitrovicës
Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë në veri të Kosovës ka thënë se mjeti i hedhur dyshohet të jetë një mjet piroteknik.
Ai ka bërë të ditur se nuk ka të lënduar.
Në katër komunat veriore të Kosovës të banuara me serbë, rastet e sulmeve ndaj institucioneve të Kosovës nuk janë të rralla.
Sulme dhe hedhje e mjeteve shpërthyese ka pasur sidomos gjatë muajve maj e qershor të vitit të kaluar.
/TV Arbëria