Policia e Kosovës ka njoftuar se është hedhur një granatë dore në oborrin e shtëpisë së një burri në Mitrovicën Jugore.
Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar.
Raporti i plotë:
PËRDORIM I ARMËS APO MJETIT TË RREZIKSHËM
Mitrovicë Jugu / 19.01.2025 – 23:00. Është raportuar se në oborrin e shtëpisë së ankuesit mashkull kosovar është hedhur një mjet i dyshimtë shpërthyer (dyshohet granatë dore). Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe mbetet në hetime.