Nasim Haradinaj, në emisionin “Arb Debate” në TV Arberia, ka komentuar lirimin e Hashim Thaçit sot për të vizituar varrin e babait të tij, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë.
Ai ka thënë se ky lirim, edhe pse për dy ditë, nuk është vizitë, por burg.
“Si rregull, Hashim Thaçi nuk është i lirë, sonte nuk është i lirë, por është i burgosur,” tha ai në “Arb Debat”
Lirimi i sotëm i Thaçit sipas Haradinajt është bërë për të hedhur “hi syve” nga Gjykata Speciale pasi nuk e lejuan të merrte pjesë në varrim ani pse sipas Haradinajt kishin kohë të mjaftueshme ta lironin Thaçin.