Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Hovenier, Szunyog e Rifat Jashari marrin pjesë në varrimin e policit të vrarë

Hovenier, Szunyog e Rifat Jashari marrin pjesë në varrimin e policit të vrarë

Ambasadori amerikan, Jeffrey Hovenier, shefi i BE-së, Tomas Szunyog e Rifat Jashari janë në mesin e pjesmarrësve në varrimin e policit të vrarë të Republikës së Kosovës, Afrim Bunjakut.

Në varrim janë duke marrë pjesë edhe figura të tjera të larta si ministrja e jashtme, Donika Gërvalla.

Përndryshe, Afrim Bunjaku u vra dje nga grupet serbe kriminale në mëngjesin e djeshëm në Banjskë të Zveçanit.

/TV Arbëria