Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Haxhiu: Serbia për herë të parë pranon krimet e kryera në Kosovë

Haxhiu: Serbia për herë të parë pranon krimet e kryera në Kosovë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, konsideron se me nënshkrimin e deklaratës për të pagjeturit në Bruksel, Serbia për herë të parë pranon krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë.

“Për herë të parë çështja e personave të zhdukur po trajtohet me prioritet dhe seriozisht nga qeveria e republikës së Kosovës. Nënshkrimi i deklaratës për të zhdukurit e bën Serbinë përgjegjëse për krimin e zhdukjes me forcë të qytetarëve tanë”.

Haxhiu, në Kuvend, tha se me nënshkrimin e kësaj deklarate Serbia po ashtu obligohet që të japë informacione për varreza masive.

“Për herë të parë përmes një dokumenti zyrtar Serbia pranon për krimin e bërë dhe obligohet të jap informacione për varreza masive që po i mbanë qytetarët tanë. Po ashtu obligohet të mos pengoj gërmimet siç ka ndodhur në vazhdimësi – me atë deklaratë pranon krimet shtetërore mbi popullin e Kosovës dhe qytetarët tanë”.

“Për mua është e papranueshme që një deputet i kuvendit, zonja hoxha thotë që Serbinë nuk e obligon ky dokument, e pranueshme pasi kjo është ajo që Serbia dëshiron të dëgjojë që të mos obligohet nga një deklaratë që e ka nënshkruar presidenti i Serbisë” u shpreh Haxhiu.

/TV Arbëria

 

 LEXO EDHE:

Haxhiu e lëshon një audio në Kuvend: PDK-ja dhe Hashim Thaçi kanë dashur ta amnistojnë Serbinë

Powered by WordPress