Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Osmani: Të vërtetën s’mund ta mohojë Serbia, gjërat që kam thënë në OKB janë të konfirmuara nga raportet ndërkombëtare

Osmani: Të vërtetën s’mund ta mohojë Serbia, gjërat që kam thënë në OKB janë të konfirmuara nga raportet ndërkombëtare

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se fjalimi i saj në Asamblenë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së është e vërteta dhe se këtë fakt nuk mund ta mohoj as shteti serb.

Osmani lidhur me deklaratat e presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, i ka quajtur “postraumatike”.

E para e shtetit ka deklaruar se të vërtetën e thënë në Asamblenë e OKB-së nuk mund ta mohojë askush e as Serbia.

“Ai ka bërë tërë një sërë deklaratash postraumatike. Ajo çfarë kemi bërë ne thjesht e kemi thënë  të vërtetën vetëm të vërtetën para syve të botes dhe nuk mundet askush ta sulmoj apo ta mohoj e as Serbia. Të gjitha gjërat që kam thënë në seancë janë të gjitha të konfirmuara nga raportet ndërkombëtare dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.

/TV Arbëria