Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Hezbollahu lëshon 320 raketa drejt Izraelit, Netanyahu shpall gjendje të jashtëzakonshme

Hezbollahu lëshon 320 raketa drejt Izraelit, Netanyahu shpall gjendje të jashtëzakonshme

Aeroplanët luftarakë izraelitë po synojnë objektivat e Hezbollahut në Liban pasi zbuluan se grupi libanez do të lëshojë qindra raketa në drejtim të Izraelit.

“Në vetëmbrojtje për të eliminuar këto kërcënime, Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) po sulmojnë objektivat terroristë”, tha zëdhënësi i IDF, Daniel Hagari.

Izraeli njoftoi se civilët libanezë u paralajmëruan të largoheshin menjëherë nga zonat ku ishte aktiv Hezbollahu, shkruan cnn.

Menjëherë pas kësaj, Hezbollahu tha se kishte nisur një sulm të madh me dron kundër Izraelit në përgjigje të vrasjes së muajit të kaluar të komandantit të lartë ushtarak të grupit.

Sirenat që paralajmëronin për raketa në hyrje mund të dëgjoheshin në të gjithë Izraelin verior këtë mëngjes. Aktualisht nuk ka raportime për të lënduar.

Në një deklaratë, IDF tha se Hezbollahu “sapo lëshoi mbi 150 raketa nga Libani në drejtim të territorit izraelit”.

Hezbollah njoftoi se hodhi më shumë se 320 raketa në 11 baza dhe kazerma ushtarake izraelite, duke përfshirë bazën Meron dhe katër vende në Lartësitë Golan.

Ministri izraelit i Mbrojtjes, Yoav Gallant shpalli gjendjen të jashtëzakonshme për 48 orët e ardhshme.

Kjo do të thotë se i jep Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) autoritetin për të vendosur kufizime në lëvizjen e civilëve.

Pas vlerësimit të fundit të situatës, Gallant deklaroi një “situatë të veçantë në frontin e brendshëm” në të gjithë Izraelin, sipas një deklarate nga ministria e Mbrojtjes.

Powered by WordPress