Hezbollahu para pak çasteve ka lëshuar një deklaratë që konfirmon vdekjen e sekretarit të tij të përgjithshëm, Hassan Nasrallah, i cili u vra në një sulm ajror izraelit në periferitë jugore të Beirutit të premten. I njëjti e ka qëndruar në këtë pozitë për 32-vite si lider i grupit.
Grupi ndër tjera deklaroi:
“Me shumë respekt, mësuesi i rezistencës, shërbëtori i drejtë, ka kaluar në përjetësi për t’u bashkuar me Zotin e tij që është i kënaqur me të si një dëshmor i madh.”
Liderët e Hezbollahut premtuan … të vazhdojë xhihadin në përballjen me armikun [Izraelin], duke mbështetur Gazën dhe Palestinën,si dhe duke mbrojtur Libanin dhe popullin e tij të qëndrushëm dhe të nderuar.
Deklarata nuk përmendi se kush do ta pasonte Nasrallah, as si do të përgjigjej grupi ndaj atentatit të liderit të deri tanishëm të Hezbollahut. /tvarbëria/