Nga hetuesit policor të stacionit Veriu në Prishtinë, janë intervistuar katër persona të dyshuar për veprën lëndim i rëndë trupor, që kanë ndodhur me datën 02.06.2024, në rrugën “Shpëtim Robaj” në Prishtinë.
Policia informon se puna e hetuesve policor, është finalizuar sot, ku pas marrjes së disa veprimeve operative kanë arritë që të identifikojnë dhe sigurojnë prezencën e personave të dyshuar.
“Personat e dyshuar me vendim prokurorit të shtetit, pas intervistimit janë dërguar në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e policisë.
Njërit prej personave të dyshuar i është iniciuar edhe një rast i armëmbajtjes pa leje, pasi të njëjtit i është sekuestruar një armë zjarri.