Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Bota > Hetimet e SPAK ndaj Metës dhe Kryemadhit -Berisha: Dumani i “ligjit” fsheh dhjetëra krime dhe lëpin këpucët e Edi Ramës

Hetimet e SPAK ndaj Metës dhe Kryemadhit -Berisha: Dumani i “ligjit” fsheh dhjetëra krime dhe lëpin këpucët e Edi Ramës

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka denoncuar manipulimin, që sipas tij bën kreu i SPAK, Altin Dumani, për dosjen e Monika Kryemadhit, në kuadër të hetimeve ndaj saj dhe presidentit të PL, Ilir Meta.

Kryedemokrati Berisha, bashkangjitur një pjesë nga dosja e Kryemadhit, shkruan se komunikimin mes deputetes së PL dhe kushëririt të saj, Shatku, Dumani e përdor si dokument për të akuzuar Kryemadhin si të korruptuar, kur në fakt rezulton që vetë kreu i këtij korruptimi të jetë Edi Rama.

Berisha fton qytetarët të bëjnë krahasimin mes Dumanit që bën gjërat dhe atij që i fsheh, gjë që sipas liderit të opozitës, akt më i rëndë është fshehja.

Reagimi i Berishës:

Krahasoni dy Dumanët

Midis atij që bën dhe atij që fsheh, më i ligu është ai që fsheh!

Miq, mos humbisni rastin e lexoni paragrafin në dokumentin e mështëm dhe krahasoni Dumanët:

1- Nuredinin që ka bërë dhjetra krime, por i ka treguar ato, me

2-Altinin e “ligjit” që fsheh dhjetra krime dhe lëpin këpucët e Edi Ramës!

Dokumenti i mëposhtëm tregon kominikimin midis Monika Kryemadhit dhe Shatkut të cilit ajo i shkruan se kishte takuar Ramën dhe se ai i kishte thënë ta bënin urgjentisht, nuk dihet se çfarë por që Shatku i thotë Monikes se ky është lajmi më i mirë i vitit.

Këtë komunikim të Monikës me Shatkun, Altini e përdor si dokument për të akuzuar Monikën si të korruptuar nga Shatku kurse Ramën që i kërkom Monikës që të bënin urgjentisht, se çfarë nuk dihet, por që Shatku e quan lajmin e vitit nuk guxon ta pyes një herë të vetme për dhuratën e vitit që i bëri Shatkut.

Për çdo njeri që ka një nanagram integritet në rast se bëhet fjalë për një akt korruptiv Shatku-Kryemadhi-Rama kreu është Rama!

Miq, midis atij që bën dhe atij që fsheh, pra midis Nuros që rrëfen krimet dhe Altinin që fsheh krime padyshim më me kakarkter është i pari se sa i dyti, pra Nuredini se sa Altini.

Powered by WordPress