Shkruan: Afrim Kasolli
Para pak dite Partia Demokratike e Kosoves e shënoi edhe një fitore juridike në Gjykatën Kushtetuese.
Ky intitucion per shkak të adresimit nga kjo parti të disa ligjeve te miratuar gjatë mandatit të kaluar qeveritar, i rrezoi 13 të tillë. Sepse sipas vlerësimeve të gardianit të kushtetutes, ato janë votuar në kundërshtim me procedurat e domosdoshme parlamentare dhe ligjore.
Pak pas kumtimit të këtij lajmi eksponentë të pushtetit e filluan një fushatë të orkestruar ndaj Gjykatës Kushtetuese, duke e përdorur edhe këte rast si një deshmi shtesë të kapjes së sistemit juridik nga forcat e errëta të ish-regjimit të vjetër. Kurse nga Partia Demokratike e Kosovës nëpërmjet një postimi në rrjetin e tij social reagoi vetëm ish-Shefi i Grupit Parlamentar të këtij subjekti politik, Abelard Tahiri. I njëjti pohoi se ato ligje ishin dërguar me inisiativen e tij dhe se në kete menyre “Kushtetuta u mbrojt” dhe “Ligjshmëria triumfoi”.
Mirëpo, pas këtij reagimi thuajse të gjjtha figurat tjera të larta të partisë ishin te heshtura. Si çdo herë tjetër edhe në këtë rast kjo temë me shumë u trajtua ne studiot televizive sese që u zhvillua një betejë politike nga PDK në favor të kësaj fitore juridike.
Një sjellje e tillë është e paprecedent për një subjekt politik opozitar. Ajo mund të jetë e kushtëzuar nga dy motive kryesore. Ose zyrtarët e lartë të PDK-se nuk janë pro rrëzimit të këtyre 13 ligjeve të Qeverisë Kurti 2, ose te njëjtit e dinë që profesionalisht ajo është punë e një njeriu, prandaj nuk dëshirojnë që t’i japin jehonë politike nga frika se kush do qoftë autori tyre mund te marre edhe mirënjohje publike. Prandaj, që ta shmagin këtë skenar parapëlqejnë minimizimin e çdo suksesi juridik edhe nëse e mban vulën politike të partisë se tyre. Dhe duke e shtruar kështu përfundimisht rrugen që vetmi rrëfim politik të mbetet ai i amplifikuar nga pushteti. Mbase kanë të drejtë ta bëjen edhe këtë (mos)veprim. Mirëpo në fund nuk duhet të befasohen nga rezultatet zgjedhore.
/TV Arbëria