Gjendja e sigurisë në veriun e Kosovës, në katër komuna me shumicë serbe, vazhdon të jetë e tensionuar.
Megjithëse nga pamjet shihet një situatë e qetë pa ndonjë qarkullim të shtuar të njerëzve, burime të brendshme tregojnë se situata nuk është edhe aq stabile pasi policia e Kosovës është 24 orë në shërbim të qytetarëve për çdo situatë të tensionuar siç po ndodh shpesh në veri të vendit.
Ndërkohë, qytetarët që nuk pranuan të flisnin hapur para kamerave, megjithatë prapa tyre u shprehën se në lagjet e tyre aktualisht dominon një atmosferë më e sigurt pasi vazhdimisht patrullojnë forcat policore duke ofruar siguri, por kishte edhe qytetarë të tjerë që pohonin se gjendja vazhdon te jetë e tensionuar, përkundër qetësisë momentale.
Veriu i Kosovës veçanërisht vitin e kaluar u bë arenë e tensioneve dhe përplasjeve të ashpëra ndërmjet forcave të rendit dhe protestueseve serbë.
Më 29 maj, në Zveçan, pjesëtarët e misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, u sulmuan nga protestues të dhunshëm serbë që kundërshtonin vendosjen e kryetarëve shqiptarë në objektet e komunave në veri.
/TV Arbëria