Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Heshtja e çuditshme juridike e PDK-së lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme për Mitrovicën

Heshtja e çuditshme juridike e PDK-së lidhur me vendimin e Gjykatës Supreme për Mitrovicën

Shkruan: Afrim Kasolli

 

Gjate ditës se djeshme nepermjet një komunikate Gjykata Supreme ka njoftuar opinionin se “është refuzuar si e pathemeltë ankesa e parashtruar nga subjekti politik: Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me seli në Prishtinë, kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP)”.

Siç dihet “pasi PZAP e kishte refuzuar ankesën e PDK-së, kjo e fundit, ka paraqitur ankesë në Gjykatë Supreme, duke kërkuar të urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, që brenda afatit të caktuar ligjor të përsërisë procesin zgjedhor në Komunën e Mitrovicës, duke kryer rivotim në përputhje me ligjin dhe rregulloret përkatëse” . Por në këtë rast Gjykata Supreme, ka konstatuar se asnjë nga pretendimet e palëve nuk është provuar dhe faktuar dhe nuk ekziston bazë ligjore që të provojë se ka pasur shkelje të natyrës substanciale që mund të ndikojnë në integritetin e procesit zgjedhor ose në rezultatin përfundimtar, andaj, vlerësoi se dëshmitë e paraqitura nuk krijojnë bazë të mjaftueshme për gjykatën që të krijohet bindja se në rastin konkret duhet të urdhërohet rivotimi”.

Mirëpo kur kanë kaluar 24 orë që nga kumtimi i këtij lajmi, Partia Demokratike e Kosovës ka qenë e heshtur plotesisht lidhur me këtë zhvillim. Me këtë nuk them se e njëjta duhet ta sulmojë Gjykatën Supreme e te veprojë ashtu sikur Levijzja Vetëvendosje që organizon fushata të orekstruara kur vendimet e gjyqësorit nuk janë në përputhje me pritjet e saj politike.

Por ndërmjet etiktimeve të pushtetit dhe strukjes totale ekziston një hapësirë e ndërmjetme e madhe juridike ku mund te problematizohen edhe vendimet e kesaj sfere.

Bie fjala, nëse ata qe e kane adresuar këtë lëndë janë të bindur se ka pasur vjedhje industriale të votave, por që edhe Gjykata Supreme ka dhënë një veridikt që anon nga pushteti dhe jo nga e drejta, është e udhës që t’i tregojnë opioninit publik mbi shkarjet profesionale të kesaj hallke të sistemit gjyqësor. Dhe kështu do të shtohej sensibilteti shoqëror dhe ndërgjegjësimi publik mbi prapakthimin që është duke përjetuar pushteti i tretë në regjimin e ri.

Në këtë kontekst, kjo heshtja e PDK-se per kete temë qe e mbart vulën e dorëzimit është humbje edhe me e madhe politike  se sa disfata juridike e ketij rasti pranë Gjykates Supreme. Nëse kjo parti është dalluar për dicka gjatë një mandati të plotë kane qenë  betejat e saj me argumente juridike. Prandaj me këtë heshtje të çuditshme profesionale ajo duket sikur po e humb tiparin e vetëm me të cilin është identifikuar.