Shkruan: Afrim Kasolli
Publikimi para pak dite i strategjisë nacionale amerikane të administratës Trump ka shkaktuar nje lloj cunami publik ne Evrope.
Me këtë dokument po davariten një herë e mire iluzionet se raportet e Uashingtonit me shumë prej kryeqendrave evropiane mund të mirëmbahen siç kanë qenë qe nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore dhe veçanërisht asaj të Ftohtë.
Analistë të ndryshëm kanë deklaruar se permbajtja e këtij dokumenti në shumëçka e krijon përshtypjen sikur është shkruar nga Putini apo AfD.
Sidoqoftë, përtej këtyre vlerësimeve subjektive një gje vërehet qartë, vlerësimi negativ per BE-ne nga Shtepia e Bardhe.
Per me shumë aty thuhet se në një të ardhme të afërt shumë shtete të “botës së vjetër” as nuk do te jenë të dobishme që te jenë aleate të SHBA-ve. Ndërkohë, për asnjë moment nuk është denocuar agresioni rus në Ukrainë.
Kurse me qellim qe te korrigjohet trajektorja negative e politikes zyrtare evropaine, Shtepia e Bardhe, eshte shprehur ne favor te mobilzimit te forcave nacionaliste të ekstremit të djathtë.
Qasje kjo që tregon se nuk behet fjale per izolacionizem tipik amerikan, por per nje intervecionizem te ri dhe te pa precedent, kryesisht mbi prentendimet ideologjike te levizjes MAGA.
Megjithatë, është e habitshme heshtja e lidereve politike ne Kosove ndaj ketij zhvillimi. Thujase te mos kishte ndodhur asgje. Askush nuk e beri te qarte se si do t’i orientojne interesat shtetërore ne raport me kete doktrine te re strategjike amerikane. Te mos harrojmë faktin se ky dokument është udhëzues praktik edhe per sherbimet diplomatike te Uashingtonit anekënd botes.
Deshem apo nuk deshem ato do te kene implikime edhe per Kosoven. Bie fjala, partite kryesore ne Kosove nominalisht e perfaqesojne te kunderten e saj qe administrata Trump ka deklaruar se duhet te përkrahet si terapi per patologjite e sotme te Evropes. Atëherë si do te sillen te njejtat perballe ketij realiteti etj? A do ta mbrojne ate sistem te vlerave qe e proklamojne apo do t’i tradhetojne ato per hir te miqesise me cdo kusht me Ameriken?
Per me shumë asnjeri nga liderët politik nuk u sfidua as ne mediat se cili eshte vizioni i tyre per akomodimin e intersave shteterore ne nje bote gjithnjë e me pak transatlantike.
Jane keto vetem disa nga dilemat qe qytetarët e Kosovës sot nuk kane përgjigje per fatin ndërkombëtar te shtetit te tyre