Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Herolinda Avdili Rexhepi: Pasuria më e madhe e Kosovës janë njerëzit e saj

Herolinda Avdili Rexhepi: Pasuria më e madhe e Kosovës janë njerëzit e saj

Herolinda Avdili Rexhepi ka ndarë një mesazh emocionues pas vizitave dhe takimeve të zhvilluara në vende të ndryshme të Kosovës, duke thënë se përvoja më e bukur për të nuk kanë qenë takimet zyrtare, por kontakti i drejtpërdrejtë me qytetarët.

Ajo shprehet se gjatë qëndrimit të saj ka takuar familje, të rinj e të moshuar, duke dëgjuar historitë, sfidat dhe shpresat e tyre.

“Ka pasur momente që më kanë prekur deri në lot. Kur e sheh sa zemër ka ky popull dhe sa dashuri di të japë pa të njohur fare, e kupton se pasuria më e madhe e Kosovës nuk janë ndërtesat, por njerëzit e saj”, shkruan Avdili Rexhepi.

Ajo falënderon të gjithë qytetarët për mikpritjen dhe mbështetjen, duke theksuar se këto takime i kanë kujtuar pse ia vlen të vazhdohet përpara.