Trajneri i madh portugez, Jose Mourinho, ka zbuluar herët e vetme që ka qarë pas një ndeshje të futbollit.
Sa ishte trajner i Real Madridit, ai u eliminua në gjysmëfinale pas penalltive nga Bayern Munich.
“Kam qarë duke vozitur për në shtëpi pas humbjes ndaj Bayern Munich [në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve 2012 ], ishte hera e vetme që e bëra ”, ka treguar Jose Mourinho përmes Amazon Prime Video.
“Më vonë, mora një telefonatë nga Jorge Mendes: “Më bëj një nder: shko në shtëpinë e Cristianos sepse ai ka vdekur. Unë i thashë: “Kam vdekur edhe unë”. Por e bëra, përgatita veten, pa lot dhe shkova në shtëpinë e Cristianos”.
“Ishim të shkatërruar”, përfundoi portugezi.
Kjo nuk është hera e parë që Jose e kujton atë humbje të dhimbshme. Sergio Ramos, Kaka dhe Cristiano Ronaldo të gjithë nuk arritën të kthenin gjuajtjet e tyre të penalltisë në gola, ku vetëm Xabi Alonso gjeti rrjetën nga pika e parë.
Mourinho nuk e priste pasi tre lojtarët ishin ekzekutues të shkëlqyer të penalltive.
Bayern Munich fitoi Ligën e Kampionëve atë sezon ndërsa Real Madridi fitoi titullin e La Ligës.