Jennifer Crumbley, gruaja që u gjykua në lidhje me vrasjet që ka kryer djali i saj në shkollë në vitin 2021 u dënua të martën për vrasje të pavullnetshme.
Vendimi unanim erdhi në ditën e dytë të diskutimeve të jurisë në një gjyq historik, në të cilin ajo u bë prindi i parë që dënua penalisht për vrasjet masive që ka kryer fëmija i saj.
Tani ajo përballet me 15 vjet burg për çdo akuzë gjersa gjendet në dhomat e paraburgimit. Dënimi do t’i shqiptohet më 9 prill, raporton nbcnews.
Theksojmë se një gjykim i njëjti do të fillojë në muajin mars për babanë e Ethanit, James Connelly, sipas të njëjtës aktakuzë.
Në një përpjekje për të përcaktuar se deri në çfarë mase një prind duhet të mbahet përgjegjës për veprimet e fëmijës së tyre, juristët në Oakland County ekzaminuan më shumë se 400 prova, duke përfshirë mesazhe me tekst, foto dhe video nga celulari i Crumbleyt, ku shihet së bashku me djalin duke u argëtuar me armët në duar.
Ndryshe, prokuroria thirri më shumë se 20 dëshmitarë, përfshirë organet e rendit dhe stafin e shkollës, ndërsa mbrojtja solli vetëm një: të pandehurin. /Telegrafi/