Ambasadori i Francës në Prishtinë, Olivier Guerot përmes një postimi në Twitter ka reaguar pasi Kosova dhe Serbia tashmë po lejojnë veturat me tabela shtetërore të qarkullojnë nëpër të dy vendet.
Në këtë postim, Guerot ka thënë se tashmë s’ka nevojë për stikersa në targat e automjeteve kosovare dhe serbe.
Ai tutje është shprehur se kjo është një mënyrë e mirë për të nisur vitin, duke ua lehtësuar jetën qytetarëve në të dy vendet, duke shtuar se një ky është një shembull që duhet ndjekur edhe për zbatimin e marrëveshjeve të tjera.
“Nuk ka më nevojë për stikera në targat të automjeteve kosovare dhe serbe. Një mënyrë e mirë për të nisur vitin, duke ua bërë jetën më të lehtë qytetarëve të të dy vendeve Kosovës dhe Serbisë. Një shembull i mirë për t’u ndjekur për zbatimin e marrëveshjeve të tjera.” – ka shkruar Guerot.
/TV Arbëria