Përfaqësuesi i lartë për politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, ka reaguar pas nisjes së heqjes së barrikadave në Rudarë.
Ai ka shkruar se diplomacia mbizotëroi në uljen e tensioneve në veri të Kosovës.
“Dhuna nuk mund të jetë kurrë një zgjidhje. Mirë se vini në lidershipin e përgjegjshëm të presidentit Vuçiq dhe kryeministrit Kurti.”, ka shkruar Borrell në Twitter.
Ai ka shtuar se tani nevojitet përparim urgjent në dialog.
Ndryshe, në Rudarë para pak minutash ka nisur heqja e barrikadave. /TV Arbëria