Një helikopter i Forcave të Armatosura të Bosnjë-Hercegovinës është rrëzuar sot në liqenin Jablaniçka në zonën e Buturovic Polje.
Sipas informacioneve helikopteri ka goditur linjat e energjisë elektrike para se të bjerë.
Një nga katër anëtarët e ekuipazhit u plagos, por ende nuk dihet shkalla e lëndimeve.
Ekuipazhi ishte duke u stërvitur për stërvitjen e nesërme të EUFOR “Rapid Response”.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton rastin.