Skip to main content

Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Helikopterë për emergjenca – Prioriteti i Qëndrim Kryeziut për modernizimin e QKUK-së

Helikopterë për emergjenca – Prioriteti i Qëndrim Kryeziut për modernizimin e QKUK-së

Qendra Klinike Universitare e Kosovës vazhdon të mbetet një nga institucionet më të ngarkuara të sistemit shëndetësor në vend, për shkak të numrit të madh të pacientëve nga të gjitha qytetet e Kosovës që kërkojnë trajtim më të specializuar, shkruan TV ARBËRIA.

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Qëndrim Kryeziu (numri 103), ka ngritur shqetësimin për mungesën e një sistemi të shpejtë të ndërhyrjes emergjente, duke thënë se shumë jetë janë humbur për shkak të vonesave në reagim.

Sipas Kryeziut, nëse hapësirat e reja spitalore kërkojnë kohë për t’u ndërtuar, atëherë institucionet shtetërore duhet të ndërmarrin urgjentisht një hap tjetër: pajisjen e QKUK-së me helikopterë të specializuar për transport emergjent mjekësor.

Ai ka rikujtuar se sipas standardeve ndërkombëtare, koha maksimale nga paraqitja e nevojës deri te ofrimi i ndihmës shëndetësore nuk duhet të tejkalojë 8 minuta, ndërsa në Kosovë ky standard shpesh nuk arrihet.

 “Do të angazhohem që qytetarët e Kosovës të gëzojnë të njëjtat standarde emergjente që kanë qytetarët e vendeve të BE-së. Me vetëm dy helikopterë për QKUK-në do të mund të shpëtohej jeta e shumë qytetarëve,” ka deklaruar Kryeziu.

Ai thekson se pajisja e QKUK-së me helikopterë emergjentë është një investim jetik dhe i domosdoshëm, i cili do të sillte ndryshim të menjëhershëm në kapacitetet e reagimit mjekësor në gjithë territorin e Kosovës.

POSTIMI I PLOTË