Heidi dhe Romeo të shkëptur tërësisht nga intervistat dhe gjithçka lidhet me daljet publike në TV, po shijojnë në maksimum dashurinë dhe pushimet e tyre.
Së fundmi çifti ka qenë tepër aktiv në rrjetet e tyre sociale ku kanë ndarë momente me njëri-tjetrin në Spanjë, Itali e së fundmi në jug të Shqipërisë.
Duket se gjithë këto momente e kanë frymëzuar Heidin të shkruajë një poezi për partnerin e saj të cilën e ka postuar në Instastory, detaj ky që e ka emocionuar Romeon padyshim, siç duket dhe nga reagimi i tij kur e ka ripostuar poezinë e saj në Instastory.
Dashuroj çdo gjë që është ndryshe, Dashuroj adrenalinën, me ty ka kuptim. Dashuroj çdo gjë që është e egër, Dashuroj çdo gjë që është e kripur, Gjithçka që gërryhet, që mbetet, Që të ndryshon, përgjithmonë. Dashuroj gjithçka që lë shenjë, Paksa si bëjnë heronjtë. Dashuroj gjithçka që jemi ne.” – poezia e Heidit përkthyer në shqip.