Drilon Hazrollaj është një nga emrat më të lakuar në këtë merkato pasi raportohet se shumë klube kanë shprehur interesim për talentin e Kosovës.
Klubi i Malishevës me të cilin Hazrollaj ka kontratë edhe një vit e gjysmë po analizon me kujdes ofertat për të riun.
Ditë më parë trajneri i Malishevës, Qëndrim Kida, ka konfirmuar se klubi ka pranuar ofertë prej 800 mijë euro për yllin e skuadrës Drilon Hazrollajn.
I riu ka shkëlqyer në vitin e fundit në Superligën e Kosovës, duke marrë vlerësime të mëdha nga ekspertët e futbollit të Kosovës.
Në anën tjetër, gazetari Arlind Sadiku ka thënë se sipas informacioneve brenda klubit të Malishevës, rreth 300 mijë euro kanë ofruar Ballkani, Prishtina e Tirana për transferimin e Hazrollajt.
Kujtojmë se te Malisheva u afrua në verën e vitit 2022 dhe ka kontratë edhe një vit e gjysmë me këtë klub. Vetëm gjatë këtij sezoni ka shënuar 8 gola dhe ka asistuar 5 herë. Hazrollaj fitoi dhe çmimin “Talenti i Vitit 2023” në Kosovë.
/TV Arbëria