Ish kryetari i Komunës së Gjilanit nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri ka hedhur kritika kundrejtë kryetarit të tashëm të kësaj komune, Alban Hyseni.
Haziri në emisionin “ARB Debat” në TV Arbëria ka renditur disa nga “dështimet” e qeverisjes së Vetëvendosjes në këtë komunë.
“Autostradës në Gjilan i thojnë “autolloq” se është rrugë me baltë me lloq nuk është punu për katër vite asgjë. Stadiumit i thojnë “gropa e zezë, gropa e Albinit” nuk është punu katër vite. Rrugët rajonale i ka sakatu. Anjë projekt nuk e kanë bë në Gjilan, asnjë jo prej 2021 prej 2019 asnjë projekt i ri në Gjilan nuk është shkaktu”, tha Haziri.
Madje sipas tij, ai dhe qytetarët e kësaj komune janë të ofenduar dhe atë jo vetëm politikisht pasi siç tha ai, nga dashuria që ka për Gjilanin dëshiron të ua kthej qytetarëve me punë.
“Ne jemi të ofenduar jo politikish, unë e du Gjilanin më shumë se LDK-në dhe kjo është arsye që përmes LDK-së, unë du që dashninë ndaj Gjilanit që ma ka dhënë mu, me ja kthy me punë. E ata e dojnë veç veten”, shtoi Haziri./tvarbëria/