Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Haziri: Serbia nuk ka nevojë të angazhohet për ç’njohje të Kosovës, këtë punë po ia lehtëson Kurti

Haziri: Serbia nuk ka nevojë të angazhohet për ç’njohje të Kosovës, këtë punë po ia lehtëson Kurti

Kanë kaluar që katër vjet që Kosova nuk ka arritur ta sigurojë asnjë njohje ndërkombëtare. E fundit në këtë drejtim ishe ajo e Izraelit me rastin e Marrëveshjes së Uashingtonit. Në një mënyre gjatë këtij harku kohor, Kosova është gjendur një status quo, sa i përket aspektit dimensionit ndërkombëtar të shtetësisë. Duke shtuar edhe faktin se është bllokuar edhe zbatimi i Marrëveshjes bazike të Brukselit dhe aneksi i Ohrit, që po ashtu konsiderohet si kusht i agjendës integruese euro-atlantike.

Lidhur me këtë nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, apo i pari i Gjilanit Lutfi Haziri në një prononcim për TV Arbëria ka thënë se ka shumë arsye të stagnimit, por mbi të gjitha sipas tij, është mungesa e partneritetit me SHBA, BE dhe miqtë e mëdhenj.

Haziri thekson, se njohja e fundit ka ardhur nga takimi Hoti-Trump, që rezultoi me njohjen e Izraelit dhe këtu ka përfunduar.

Tutje, ai potencon se Kosova po rrezikon të përjashtohet nga institucionet rajonale, ndërkombëtare.

“Ka shumë arsye, por mbi të gjitha është mungesa e partneritetit me SHBA, BE dhe miqtë e mëdhënj. Nën dy, moskoordinimi e mbi të gjitha mungesa e politikave të drejta në Kosovë. Njohja e fundit ka ardhur nga takimi Hoti-Trump, që rezultoi me njohjen e Izraelit dhe këtu ka përfunduar. Për më keq, Kosova po rrezikon të përjashtohet nga institucionet rajonale, ndërkombëtare dhe natyrisht, dështimi për anëtarësim në Këshill të Europës, tani pritja që të suspendohemi nga CEFTA dhe mekanizmi i Berlinit, janë çështje që tregojnë mendësinë e kësaj qeverisjeje”, është shprehur Haziri.

Sipas vlerësimit të tij, diplomacia ka dështuar, derisa shtoi se Kosova ka mirëmbajtur disa raporte përmes presidentes, por pjesa tjetër është imazhi i keq që ia kanë sjell Kosovës.

“Diplomacia ka dështuar, sidomos në pjesën e ekzekutivit sepse rol në politikën e jashtme ka kryeministri, përmes Ministrisë së Jashtme, por ka edhe presidentja. Aktive ka mund të jetë shumë diplomacia parlamentare përmes Kuvendit dhe mekanizmat tjerë të diplomacisë. Të gjitha kanë dështuar. Kosova ka mirëmbajtur disa raporte përmes presidentes, por pjesa tjetër është imazhi i keq që ia kanë sjell Kosovës”, tha ai.

Megjithatë, derisa flitet për mosmirënjohje të Kosovës, Haziri konstaton se Serbia ka punuar për të tërhequr njohjet e Kosovës, teksa ai vlerëson se Serbia nuk ka më nevojë të parandalojnë asgjë, sepse punën e tyre po e bëjnë Kurti dhe ministrat e tij.

“Kur po flasim për mosnjohje, Serbia ka punuar shumë në ofanzivë diplomatike në disa shtete të oqeanit pacifik dhe nëpër skaje të botës për të tërhequr njohjet e Kosovës. Tani ajo nuk ka nevojë ta bëjë këtë sepse marrëveshja e Uashingtonit dhe marrëveshja e Ohrit e parandalojnë Serbinë në këtë aspekt. Mirëpo, nuk ka nevojë asgjë të parandalojnë sepse punën e tyre po e bëjnë Kurti dhe ministrat e tij”, theksoi Haziri për TV Arbëria.

Haziri deklaroi se përpos NATO-s BE-s dhe SHBA-s, edhe partnerë të tjerë , kanë filluar t’i reklaksojnë raportet me popullin e Kosovës, por duke u distancuar nga qeveria e Kosovës.

“Marrëdhëniet e Kosovës me partnerët e mëdhenj, siç është NATO, BE e në veçanti SHBA, e cila e ka formulimin më të saktë që “marrëdhëniet e mira me Kosovën janë të paprekshme, por jo me qeverinë e Kosovës”. Prakitikisht, kanë filluar edhe partner e shtete të tjera t’i reklaksojnë raportet me popullin e Kosovës, duke u distancuar nga qeveria e Kosovës e cila kam sanksione financiare, limite politike për takimin me nivele të ndryshme. Tashmë, ka suspendime edhe nga programet e trajnimet që organizon SHBA, BE dhe mekanizmat tjerë”, është shprehur Haziri.

Tutje, Haziri thotëse qeveria aktuale ka dështuar të punojë me z. Lajçak.

“Sa i përket 5 shteteve mosnjohëse, kjo qeveri ka dështuar totalisht që Borrellin ta përkthejë në partner siç e ka pasur presidenti Rugova Solanën, sepse janë nga i njëjti shtet, nga e njëjta familje politike dhe nga e njëjta politikë e jashtme. Ka dështuar të punojë me z. Lajcak në formatin e z. Eduard Kukan e plot dështime frapante”, thotë ai.

Haziri rikujtonnjë mesazhin e tij të mëhershëm për kryeministrin Albin Kurti teksa ka thënë se nuk e ka besuar republikën e 17 shkurtit 2008, ndërkohë që sot është kryeministër i po të njëjtit shtet dhe po e izolon deri në falimentim.

“Siç e kam thënë edhe më herët, një njeri i cili nuk e ka besuar republikën e 17 shkurtit 2008, tash është kryeministër i saj dhe tashmë po e izolon deri në falimentim”, përfundoi Haziri /tvarbëria/

Powered by WordPress